Emisioni “Pushteti” nga Juela Mecani në Fax News ka trajtuar ditën e sotme pandeminë dhe situatën e përmbytjeve që përfshiu vendin tonë, por dëmet më të mëdha i shkaktoi në zonën veriore. Zëvendës kryetari i bashksië Lezhë, Ermal Paci ka pasur një debat me ish deputeten e PD, Oriola Pampuri në lidhje me mënyrën se si u menaxhua situata në qytetin e Lezhës, ku janë evakuuar dhjetëra familje.

Pjesë nga biseda

Oriola Pampuri: Ka pasur probleme qeveria, nuk marrë masa për të përballuar këto fatkeqësi. Ka 8 vjet qeveria që nuk bën asgjë.

Ermal Paci: Qeveria, pushteti qendror dhe vendor sa i përket pjesës së kullimit ndahen në kanale. Nëse kanalet e dyta administrohen nga bashkia, të dytat nga pushteti qendror që është bordi i kullimit, për të cilin të them të drejtën ka bërë punë të jashtëzakonshme.

Oriola Pampuri: E ka pasur dhe me sy të keq atë zonë kryeministri se ka qenë e djathtë dhe nuk ka alokuar shumë fonde.

Ermal Paci: Jo, të lutem. Nëse do e trajtojmë politikisht, mundet dhe ashtu. Po mundohem ta shoh më teknikisht gjënë.

Oriola Pampuri: Teknikisht nuk ke çfarë i sheh se këtu vetëm politikisht nga ana e kryeministrit. Këtu është çështje buxheti. Nëse do kishe buxhet, teknikisht do e shihje me profesionalizëm dhe do bëje më të mirën.

Ermal Paci: Kam përshtypjen se është edhe çështje vullneti, jo vetëm buxheti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re