Në të gjithë qarkun gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu, ndërsa është zgjeruar sipërfaqja e zonave që janë përmbytur.

Në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2920 ha. Ndërsa në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje.

Në Vaun e Dejës sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka qenë rreth 2520 ha, ndërsa 25 familje janë të izoluara nga uji.

Bashkia Shkodër kërkon një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes. Bashkia thekson se kemi bërë një kërkesë për gjendjen emergjence, por akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Apeli i banorëve ka qënë tejet i fortë të cilët janë tejet të rrezikuar nga vërshimet e mëdhaja të ujit drejt shtëpive.

Por edhe FA kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe me një plan tejet “strategjik”

Duke qëndruar në lartësinë e detyrës dhe përgjegjësisë së lartë FA ka nisur evakuimin e bagëtive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re