Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e situatës së krijuar si pasojë e përmbytjeve në këtë qark.

 

Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, bëhet me dije se 1130 ha tokë vijojnë të jenë nën ujë.

 

Ndërsa familjet që janë evakuuar nëpër konvikte, vijojnë të marrin shërbime të rregullta nga ana e bashkisë.

 

Situata paraqitet pozitive në Hidrometrin e Liqenit të Shkodrës dhe atë të lumit Drin.

 

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

 

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 7.50 m).

 

Bashkia Shkodër

 

Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)

 

Nj.A. Ana e Malit

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit ka presence uji 25 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 

 Nj.A Dajç

 

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

 

Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

 

 

Nj.A.Velipojë

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

 

Nj. A. Guri i Zi

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

 

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

 

Nj.A.Bërdicë

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

 

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

 

Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshte:

 

Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona

 

Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona

 

Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona

 

Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

 

Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :

 

14 familje me 43 persona

 

Kane kerkuar sherbim dhe ju eshte pergatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):

 

10 familje me 30 persona

 

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) te akomoduar tek te afermit

 

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re