Skip to content

Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania njofton dhënien e 250 mijë paundëve ndihmë për 400 familje të prekura

1769801617 permbytjepermbytjetjanar2026shqiperidurres

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se Gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri, përmes një fondi prej 250 mijë paundësh.

Gjermania do të mbështesë rreth 1,800 persona (400 familje) të prekur nga përmbytjet në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada Gjermane në Tiranë, e cila ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se përmes Fondit Start ka vënë në dispozicion 250 mijë paund për një organizatë joqeveritare britanike.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në Shqipëri

Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në World Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrësin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese./Shqiptarja