Në ditët e fundit vendi është përfshirë nga reshje të konsiderueshme shiu, intensiteti i të cilave është rritur të premten. Drejtori i Emergjenca Civile, Haki Cako, duke folur për mediat tha se zonat më të prekura kanë qenë prefekturat e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Fierit, etj.

Po ashtu, ai shtoi se agjencia kombëtare e mbrojtjes civile ka marrë masat dhe ka ndjekur hap pas hapi gjithë situatën.

“Janë ngritur dhe organizuar, mbledhje takime përkatëse të shtabeve të mbrojtjes civile, janë marrë masat përkatëse, është shtuar ndjeshëm prezenca e ujit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës.”

Hako theksoi se në zonat e prekura, nuk jemi nën ndikimin apo efektet e shkarkimit të lumenjve të mëdhenj siç janë Drini, Vjosa apo Shkumbini.

“Jemi në kulmin e dimrit, reshjet kanë munguar për një kohë të caktuar, dhe pritshmëria për shtim të tyre është.”

Sa i përket Shkodrës, në Obot duket situata më e rënduar. Në Dajç, niveli ishte 6.2 që do të thotë se situata është e nderlikuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re