Vijon operacioni nga Forcat e Armatosura për të mundësuar evakuimin me mjetet lundruese dhe mjete të larta të banorëve, të cilët janë përmbytur në disa qarqe të vendit nga rreshjet e shitur. Në qarkun Lezhë janë evakuuar 28 familje. Kurse 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë.

Siç shihet edhe nga imazhet Forcat e Armatosura janë duke transportuar pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura, që do tu vijnë në ndihmë banorëve. Deri tani nga Forcat e Armatosura janë shpërndarë 600 pako ushqimore në zonat si Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Ndërkohë që në Shkodë deri tani janë përmbytur 4080 ha tokë. Sipas informacioneve mësohet se nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë.Gjithashtu Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara. Sot që në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, kurse 20 banesa janë përmbytur.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile ndodhen në zonat e prekura në Shkodër dhe Lezhë për të koordinuar nga afër situatën.

Njoftimi i plotë

SITUATA PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË MOTIT

Në jug të vendit dhe në rajonin qendror situata është drejt normalizimit, ndërkohë që ka një përmirësim të dukshëm edhe në Lezhë. Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm si nga strukturat vendore ashtu edhe nga ato qendrore. Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA po transporton pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura.

Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionojnë me kapacitet të plotë. Në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë. Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë.

Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë. Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Në qarkun Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar 8 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë. Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë.Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.

600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji.Sipërfaqe nën unë janë 520 ha.300 pako ushqimore janë shpërndarë në këtë qark në Durrës, Krujë dhe Shijak.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile ndodhen në zonat e prekura në Shkodër dhe Lezhë për të koordinuar nga afër situatën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re