Dalja nga shtrati e lumit Vjosa ka shkaktuar shumë dëme të mëdha në familjet e kësaj zone të cilat janë përmbytur duke nxjerr jashtë përdorimit të gjitha orenditë e shtëpive.
Banorët e zonës bëjnë thirrje që shteti t’i ndihmojë duke i dëmshpërblyer për shtëpitë që pothuajse kanë dalë jashtë funksionit. Banorët thonë se vitet e tjera niveli i ujit ka shkuar në 10 centimetër kurse këtë vit niveli i ujit që ka hyrë në banesë ka qenë 1 metër.
“Ne na morën në telefon u larguam nga banesa. Tani sic e shikoni dëmet janë të mëdha nuk ka ngelur asgjë, drita nuk kemi për shkak se uji e ka prishur sistemin elektrik të banesës. Kemi dëme të mëdha nuk na ka ngelur asgjë. Gjithmonë jemi përmbytur por jo si këtë herë. Ne nuk jemi të përfshirë në argjinaturë, vitet e tjera niveli i përmbytjeve ka qenë 10 cm kurse tani është niveli mbi 1 metër. Nuk ka ardhur asnjë për verifikim. Institucionet nuk vijnë askush. Herët e tjera jemi shpërblyer, të shikojmë tani. Nuk jemi të përfshirë në argjinaturë jemi jashtë projektit, niveli i Vjosës mund të ngrihet më lart. I bëjmë thirrje shtetit të bëjë diçka për ne. Kështu nuk mund të jetosh dot, dëmet janë shumë të mëdha”, tha banori i zonës.
…
/faxweb
