Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka reaguar për përmbytjet dhe pasojat që po lënë pas.

 

Kim është ndaluar te tragjedia në Malësinë e Madhe, ku dy persona, përkatësisht babë e bir, humbën jetën pasi i mori rrjedha e lumit.

 

“Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shkruan Kim në rrjete sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re