Të përmbyturit e fshatrave Ferras dhe Darezeze në Fier morën dje në mbrëmje ndihmat e para. 300 pako me batanije dhe ushqime u janë ndarë banorëve të dëmtuar.
 
Drejtori i rezervave te shtetit per jugun, Jorgo Mukaj tha se ndihmat kanë ardhur në bazë të kërkesës së pushtetit vendor.
 
Në qarkun e Fierit deri tani janë evidentuar 403 banesa të dëmtuara, si dhe mbi 5800 hektarë tokë nën ujë, në Fier, Lushnje, Mallakastër, Divjake dhe Roskovec.
 
Këto janë dy banesa në Gjirokastër, të cilat janë në rrezik shembjeje. Shirat e fundit, kanë rritur më shumë mundësitë e shkatërrimit.
 
Për Drejtorin e Shërbimit Gjeologjik Gjirokastër, Çano Nora zona është problematike dhe se ndërtimet duhet të bëhen me studime gjeologjike.
 
Përmbytjet e ndodhura fundjavën e kaluar kanë bërë që 16 banesa ne disa zona te ndryshme te qytetit te rrezikohen seriozisht nga shembja. Zonat më problematike janë ato ku banesat janë ndërtuar shumë pranë përrenjve, prurjet e shumta të të cilëve janë të pakontrollueshme.
 
Lezha është një prej zonave të riskuara përsa i përket përmbytjeve e për këtë arsye, qeveria Zvicerane i ka dhënë garanci Bashkisë, për realizimin e ndërhyrjeve për të evituar përmbytjet në kohën e shirave.
 
Shefi i Misionit të Ambasadës Zvicerane, Philipp Keller, kërkoi që projektet e ardhshme të fokusohen në drejtim të masave parandaluese.
 
Pjesë e investimeve të ndryshme është edhe Lezha. Kryesore do të ishte që të investonim në ato ndërhyrje që do të mbronin qytetin nga fatkeqësitë dhe përmbytjet.
 
Kreu i bashkisë Fran Frrokaj prezantoi veshtiresite financiare më të cilat po përballet kjo njësi vendore, duke vlerësuar nga ana tjetër mbështetjen e Zvicrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re