Partia Demokratike deklaroi se në Kurbin situata është e rëndë dhe ngordhin bagëtitë për shkak të përmbytjeve duke akuzuar pushtetin vendor se nuk reagon.

Sipas PD, shirat kanë përmbytur fshatrat në Kurbin, duke dëmtuar tokat pjellore dhe rrugët kryesore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

“Banorët thonë se shtëpitë e tyre janë mbuluar nga uji dhe bagëtitë u kanë ngordhur, ndërsa pushteti vendor nuk ka asnjë reagim në lidhje me situatën”, deklaron PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re