230 shtëpi banimi, pese ura si dhe qindra hektarë tokë janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve në qarkun Durrës. Ky është bilanci i dëmeve nga përmbytjet që shkaktuan reshjet e shiut dhe vërshimi i ujërave. Prefekti Roland Nasto tha se ka përfunduar procesi i evidentimit te dëmeve
 
Situata ne te gjithë qarkun është e stabilizuar, ndërsa ka nisur shpërndarja e ndihmave tek familjet e prekura.
 
Ne Fushë Krujë gjendja ne mjaft shtëpi është ende problematike. Banorët thonë se orenditë i kanë jashtë funksionit dhe te gjendur ne këto kushte kërkojnë ndihme. Disa shtëpi ne Derven te Krujës, si dhe sipërfaqe te tokës janë akoma nen ujë.
 
Bashkia e Krujës ka ngritur 12 grupe pune për verifikimin e dëmeve ne njësinë administrative Fushe Kruje dhe 6 grupe ne njësinë administrative Bubq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re