Skip to content

Përmbytjet, Rama ironizon opozitën: Janë ‘aleatët e shiut


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka përballuar reshjet e pazakonta të ditëve të fundit, ndryshe nga e kaluara kur edhe një shi i zakonshëm shkaktonte përmbytje të mëdha në shumë zona të vendit.

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Rama ironizoi opozitën duke e quajtur “aleate te shiut”, ndërsa deklaroi se qeveria do t’i përgjigjet të dëmtuarve me cdo detyrim qoftë për banesa qofte per gjene e gjalle.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se në dekadën e fundit janë investuar rreth 250 milionë euro në infrastrukturën ujore.

“Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit përmbyten vende në krejt rajonin tonë, Shqipëria nuk reagoi si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë sepse sot Shqipëria është krejt tjetër.

Kur ne erdhën në qeveri në malin e borxheve që na lënë në trashëgimi aleatet e shiut ishte edhe një pjesë e tërë borxhet nga përmbytjet e Shkodrës. Ne i shlyem ato borxhe dhe nuk kemi hyrë më në borxh të kësaj natyre me njerëzit.

Investimet prej 250 mln euro në dekadën e fundit kanë rindërtuar  536 kanale ujitëse dhe kulluese që ishin të stërpërgjysmuara. Kanë përforcuar argjinaturat, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin pushuar se punuari prej vitesh.