Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel situatën në Urën Vajgurore të qarkut të Beratit. Gjatë takimit me banorë të zonës, ata e kanë falenderuar për investimet e bëra, falë të cilave u mbrojtën nga dalja e lumit. “Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”, shkruan kryeministri Rama teksa përcjell pamje nga takimi.
Bashkia, ndihma për të përmbyturit
Bashkia e Beratit shperndan ndihmat e para per te permbyturit. 20 familje rome marrin ndihma ne ushqime dhe veshmbathje. Bashkia ne bashkepinim me Degen e Kryqit te Kuq ka shperndare nga nje set me ushime, krevata, batanije dhe vesmbathje per banoret e Komunitetit rom, banesat e te cileve u perfshine nga vershimi i lumit Osum.
Kryetari i bashkisë siguroi se kjo është vetëm ndihma e parë që jepet për këto familje, ndërkohë që për të përballuar situatat do te kete ndihma te tjera gjate javes. Petrit Sinaj, tha se do te nis puna per kanalizimet e ujrave te larta ne lagjen e romeve dhe rruga qe eshte ne gjendje te rende. Kreu i bashkise tha se neser perfundon pastrimi i gjithe rrugeve te qytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re