Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka rrëfyer si morën vendimin për të ekzekutuar Bujar Çelën ( vëllain e Talo Çelës), krim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 17 Shtator 2020 në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Në dëshminë e tij për togat e zeza, Erion Alibej u shpreh se Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i personazhit të krimit, madje përmes taksisë bënte punë për të vëllain.
“Duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim”, u shpreh ai.
Gjithashtu shtoi se fillimisht për kryerje e ekzekutimit u angazhuan nipçe dhe kusho referuar Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt.
“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës.
E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.
Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.
Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.
Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt.
U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, rrëfeu Erion Alibej.