Në Përmet këtë të diele janë hapur portat e emergjencës së një rezervuari ndërsa niveli i ujit ka arritur në kuotat maksimale.
Për shkak të prurjeve të shumta në rezervuarin e Stërmbecit, niveli i ujit ka arritur në kuotat maksimale duke tejmbushur basenin e tij.
Për të evituar rëndimin e situatës, strukturat vendore kanë hapur portat e emergjencës për shkarkimin e kontrolluar të ujërave të këtij rezervuari.
Ky rezervuar ndodhet afër fshatit Tabor dhe ka një kapacitet vaditës prej 56 ha sipërfaqe bujqësore.TCH
