Serbia do të hapë kufijtë që u mbyllën më 15 mars si masë emergjente për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Në një deklaratë të qeverisë së Serbisë thuhet:

“Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit”.

Me rregullat e mëparshme, kërkohej që në kufi të hynin vetëm persona që kishin me vete rezultatet e një testi negativ për Covid-19 të bëra të paktën brenda 72 orëve, në të kundërtën personat detyroheshin të kalonin në izolim për një periudhë 14-ditëshe.

Ashtu si vende të tjera të botës, për shkak të krizës, Serbia mbylli restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Deri më tani, Serbia numëron 10,919 të infektuar me koronavirus si dhe 237 viktima. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re