Kjo e marte do të sjellë në qarkullim masat e qendrueshme atmosferike.

 

Moti do të karakterizohet deri në orët e paradites me sistem vranësirash si dhe me reshje të lokalizuara me intensitet të ulët.

 

Më tej mbizotëruese do të jenë rrymat e ngrohta të cilat do të sjellin mot me diell e vranësira drejt shpërbërjes.

 

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim më shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës pëgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10m/sek.Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:në zona malore 1 deri 14°C, në zona e ulëta 3 deri 19°C, në zona bregdetare 6 deri 18°C

 

Në rajonin e Ballkanit do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin kthjellime përgjatë brigjeve të Adriatikut e Jonit si dhe vendeve në qendër të tij.

 

Në juglindje dhe në një pjesë të Greqisë do të jenë mbizotëruese vranësirat e denbdura të cilat do të pasohhen nga reshje shiu të dobëta.

 

Sa i përket kontinentit Europian në pjesën veriore do të ketë kalim frontal i cili do të sjellë mot me reshje shiu e dëbore si dhe erë të fortë në vendet Skandinave, Rusi si dhe në vendet e tjera veriore.

 

 

Europa juglindore do të jetë në ndikim masash të qendrueshme ndërsa Mesdheu perëndimor do të ketë sërish reshje shiu të cilat do të përfshijnë Spanjën e Portugalinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re