Kjo e enjte ka sjellë një përmirësim të situatës së krijuar nga shirat intensiv të një dite më parë. Në aksin kombëtar Skuraj – Burrel, qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pas ndërhyrjes së një dite më parë nga firma mirëmbajtëse.

 

Problem në këtë aks rrugor gjatë orëve të para të ditës ishte mjegulla, e cila kufizoi fushëpamjen për automjetet. Një ditë më parë segmenti i Shkopetit u bllokua, pasi masive gurësh dhe zhavori përfunduan në asfalt, si rezultat i reshjeve intensive të shiut dhe fyrjes së përrenjëve.

 

Probleme u regjistruan edhe në rrugën e Arbrit, pasi uji vërshoi në asfalt, tunele e ura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re