Është normalizuar situata pas motit të keq në të gjitha bashkitë e qarkut të Shkodrës, ndërsa në Bashkinë e Fushë Arrëzit, situata vijon të jetë problematike.

Nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës nuk raportohen problematika, ndërsa në bashkinë Pukë po vijohet ende për pastrimin e rrugëve rurale dhe urbane si dhe hedhjen e sasisë së kripës pasi ka prezencë akulli.

Në këtë bashki, mësohet se temperaturat kanë arritur deri në -5 gradë.

Ndërsa në bashkinë E fushë Arrëzit, e cila ishte edhe zona më problematike në këtë qark, vijon ende të ketë bllokim të akseve rurale te fshatrave dhe të njësive administrative Iballë, Fierz , Blerim dhe Qafe-Mali.

Në Qafë Mali po punohet për hapjen e rrugëve por kushtet atmosferike dhe temperaturat e ulëta e bëjnë të vështirë operacionin e ndërhyrjes.

Gjate natës së djeshme është bërë e mundur hapja e rrugës Iballe me një mjet faromë nga një subjekt privat, pasi të 2 mjetet e mundësuara nga AKMC e kishin të pa mundur hapjen e saj.

Gjithashtu, në këtë bashki ka mungese të energjisë elektrike në 7 fshatra. Rrugët Nacionale janë të hapura, qarkullimi bëhet për automjete të pajisura zinxhirë

Njoftimi i plotë

Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC për situatën në qarkun Shkodër, po ju informojmë si më poshtë vijon:

Nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës nuk raportohen problematika.
Bashkia Pukë:

– Në këtë bashki vijon te ketë temperatura të ulëta deri në -5 gradë.

– Po punohet për pastrimin e rrugëve rurale dhe urbane si dhe hedhjen e sasisë së kripës pasi ka prezencë akulli.

– Probleme të tjera nuk raportohen deri në këto momente

Bashkia Fushë Arrëz:

– Ne territorin e kësaj bashkie vazhdon te kete probleme ne bllokimin e rrugeve rurale te fashtarave dhe te njesive administrative Iballe, Fiez , Blerim dhe Qafe-Mali.

Ne Qafe Mali po punohet per hapjen e rrugeve por kushtet atmosferike dhe temperaturat e ulta e bejne te veshtire operacionin e nderhyrjes.

– Gjate nates se djeshme eshte bere e mundur hapja e rruges Iballe me nje mjet fadrome nga nje subjekt privat, pasi te 2 mjetet e mundesuara nga AKMC e kishin te pa mundur hapjen e saj.

-Ka mungese te energjise elektrike ne 7 fshatra te njad Iballe.

-Rruget Nacionale jane te hapura, qarkullimi behet per automjete te paisura zinxhire.

– Diten e Shtune, me kerkese te Prefektit te Qarkut Shkoder drejtuar AKMC, ne koordinim me bashkine Fushe – Arrez, eshte kerkuar ndihme per 420 familje ne nevoje. Diten e djeshme jane shperndare 420 pako ushqimore per familje te izoluara nga debora.

DRV Shkodër:

– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.

-Te gjithe akset rrugore jane pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.

– Perdoruesit e mjeteve te perdorin goma dimrore e zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.

– Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç’do situate te mundshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re