Një 41-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Policia njofton se P. V., banues ne Ura Vajgurore u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim pasi përndiqte vazhdimisht bashkëshorten.

Po ashtu, ai ka tentuar të hyjë në banesën e saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re