Policia e Beratit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale L.D., 19 vjeç, për arsye se dyshohet se ka kërcnuar dhe për ndjekur prej disa ditësh me radhë një minorene, përmes disa mesazheve telefonike fyese dhe kanosëse.

Forcat policore kanë rënë në gjurmët e 19-vjeçarit, pas denoncimit të së miturës, identiteti i të cliës nuk është bërë i ditur konform ligjit.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, ku gjendet edhe seksioni i të miturve, për dhënien e pretencës mbi veprën penale të “Përndjekje”-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re