Një i ri nga Vlora është arrestuar këtë të enjte nga policia pasi ka vijuar të përndjekje ish të fejuarën e tij edhe pas ndarjes.

Jo vetëm kaq, por sic bën të ditur policia, 27 vjecari tentonte vazhdimisht t’i prishte imazhin vajzës duke hapur llogari  me emrin e saj në rrjetet sociale.

Tani, shtetasi me iniciale S.K. duhet të përgjigjet para drejtësisë për dy vepra penale, “Përndjekje” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.

 

 

Njoftimi i policisë:

 

Në vijim të punës intensive për kapjen e shtetasve të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

S.K., 27 vjeç, banues në Vlorë.Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.K, për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re