Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Fier, i cili dyshohet se përndiqte një 15-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin V. M., 46 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare”, bën të ditur policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re