Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 41-vjeçar të akuzuar për përndjekje.

Ai është kallëzuar nga një vajzë nga fshati Sheqeras, e cila ka deklaruar para uniformave blu se ai e përndiqte prej një viti. Po ashtu, ajo ka dëshmuar se ai vazhdimisht e përndiqte dhe në rrjete sociale duke e kërcënuar përmes mesazheve që i dërgonte.

Mësohet se 41-vjeçari me iniciale T.Sh. e ka përndjekur deri në banesë vajzën, dyshohet se edhe ka goditur babain dhe vëllain e vajzës. Pas kallëzimit, ai u arrestua menjëherë nga policia ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re