Një shtetas është prangosur në Elbasan me akuzën e përndjekjes.
Policia bën të ditur se në pranga ka përfunduar një 61 vjecar.
Ai përndiqte një vajze 27 vite më të re.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:
A.B., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 34 – vjeçaren.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
