Policia e Përmetit ka arrestuar një 54 vjeçar me iniciale Xh.M, i cili ka përndjekur 36 vjeçaren dhe i ka dhunuar banesën.

 

Kjo e fundit, e ka kallëzuar penalisht në polici, ndërsa i akuzuari ka tentuar t’i largohet policisë gjatë tentativës së kapjes.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 54 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Përmet, pasi ka kallëzuar një 36-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe i ka dhunuar banesën. 54-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin tentoi t’u shmangej shërbimeve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, ka rezultuar se shtetasi Xh. M. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re