Nga Hyrida Basha

(Nutricioniste)

Kërpudha ka vlera të larta ushqyese. Ajo ka përmbajtje të lartë proteinash dhe natriumi, të ulta në yndyrë të ngopur dhe aspak kolesterol! Për arsye të pranisë të të gjitha aminoacideve esenciale është shumë më superiore nga proteinat bimore. Gjithashtu është burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C,B kompleks (acid folik dhe sidomos thiaminë, riboflavin, acid Pantothenic, B6), hekur, zink, mangan, fosfor, kalium, bakër dhe selen.

  • Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmon në uljen e kolesterolit.
  • Veprim mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kancerit të prostatës. Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror. Përmbajtja në selen ndihmon në pezullimin e qelizave kanceroze Gjithashtu shumë studime kanë treguar se, duke vepruar së bashku me vitaminën E ulin ndjeshëm shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.
  • Rregullator i sheqerit në gjak. Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara. Antibiotikët natyrorë që përmban, mbrojnë kundër infektimeve të gjymtyrëve të krijuara për shkak të diabetit.
  • Përmirësim i sistemit imunitar. Ergothionina, një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira. Antibiotikët dhe sidomos Penicilina, po ashtu dhe vitamina A, vitamina C dhe vitamina B kompleks që gjenden në kërpudhat, forcojnë sistemin imunitar.
  • (Sideropenia anemike) mungesa e hekurit në gjak. Hekuri i përfshirë në kërpudha ndihmon në rastet e anemisë.
  • Zvogëlim i presionit të gjakut. Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit (përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut).
  • Aktivitet Antibakterial për shkak të përmbajtjes së bakrit.
  • Seleni dhe kalciumi janë mdihmë për kockat dhe sistemin nervorë

Kombinoje me karrota e xhinxher e bëje supën e ngrohtë shëruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re