Skip to content

Përparim Kabo i bën apelin e fortë ministrave dhe qeveritarëve: Bëhuni burra me besë, shisni vilat, makinat, jahtet, bizhuteritë dhe paguani menjëherë…

Naftëtarët e Ballshit kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë në ambientet përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas një numri të madh protestash të zhvilluara përballë Rafinerisë së Naftës në Ballsh, ata kanë zgjedhur të zhvendosen në kryeqytet në përpjekje për të marrë rrogat e prapambetura. Protesta e tyre për bukën e gojës, ka rënë në sy të profesor Përparim Kabos, i cili përmes një shkrimi i ka dhënë një zë më të fuqishëm naftëtarëve.

Kabo në analogji me deklaratën e kryeministrit, i cili gjatë fillimit të pandemisë u shpreh se pronarët e mëdhenj duhet të shesin jahtet dhe vilat me qëllim dhënien e pagës së punëtorëve, i bën thirrje qeveritarëve dhe ministrave të shesin vilat dhe jahtet dhe të paguajnë sa më shpejt pagat e prapambetura të naftëtarëve.

“Shtet zgjohu, ministri zgjohu, deputet zgjohuni…e shikoni qe njerezit e mrekullueshem te Ballshit, naftetare dhe punonjes te tjere te ketij sektori nevraligjik dhe fitimprures, nuk kane mare rrogen, pagen, leket per buken e femijeve prej disa muajsh. I kujt eshte faji apo kush mbane pergjegjesi? Po sigurisht jo ai qe punon dhe nuk paguhet? Pergjegjesi mban shteti dhe dikasteri perkates.

Kur e shitet kete pasuri kombetare apo e privatizuat si edhe thoni ju, te dy palet te djathtet dhe te majtet e politikes, keni bere kontrata dhe në të sigurisht mbrojtja e pasurise kombetare dhe punonjesve do duhej te ishte kryesorja, gje qe nuk ndodhi. I dhate per pese leke, dhe e mori kush deshi e si deshi, te huaj dhe vendas, qe as edhe detyrimet fiskale ndaj shtetit nuk i derdhën, vetem akcizën e naftës nuk e paguan dhe shifra shkon ne dhjetra miliona euro. Ju qe flisni per rritjen e lumturise, ju qe flisni se nuk ka njerez qe vdesin per buke ne atdheun tone, ju qe derdellisni nga mengjesi deri ne darke per lirite e te drejtat e njeriut, ju jeni te pabesueshem sa kohe qe liria themelore, si edhe eshte e drejta e jetes, nuk e siguroni…

Eshtë rasti te perdor argumentin e Kryeministrit kur i tha privateve..” shisni makinat vilat jahtet dhe paguani punetoret”…”edhe ju ministra dhe qeveritarë …shisni vilat, makinat jahtet dhe bizhuterite qe keni dhe paguani punetoret e Ballshit…” Behuni nje here te vetme burra me bese…”, shkruan Kabo.

/faxweb