Po mbahet promovimi i librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së, ceremoni ku është i pranishëm edhe kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë, në prag të 18- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Vjosa Osmani: Në ditët më të errëta patëm bij dhe bija që luftuan për liri dhe treguan se ajo kishte vlerë edhe më shumë se vetë jeta. UÇK është ideali më I fuqishëm I ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Për ta mbrojtur të vërtetën duhet ta shkruajmë atë. Ndaj falenderoj autorin e librit “Kur Heshtja flet” që na tregoi se e vërteta jo gjithmonë flet me zë të lartë. Ai sjell të vërtetën e asaj që po ndodh në Hagë, ku kthen heshtjen në zë të fuqishëm.
Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore. Ishte luftë për dinjitet mbijetesë dhe për të mbrojtur të pa mbrojturit.

Realiteti duhet kuptuar, jo instrumentalizuar nga ata që duan të deformojën historinë tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re