Një ngjarje e ndodhur në Iran po tróndit botën pasi disa persona tregtonin fóshnja përmes rrjetit social “Instagram”. Pólicia vendase  ka arréstuar tre persona, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të shésin foshnja të porsalindura përmes kësaj platforme.

Drejtuesi i Pólicisë Teheran, Hossein Rahimi, tha se tre individët janë gjetur me dy foshnja, njëra 20-ditëshe, tjetra dymuajshe. Të arréstuarit thanë se i kanë marrë foshnjat nga familje të várfra “me një pagesë të vogël”.

Pólicia tha se foshnjat janë dërguar nën kujdesin e një organizate shtetërore të mirëqenies dhe se prindërit e tyre janë idéntifikuar. Rahimi tha se pólicia, ditëve të fundit, ka pranuar disa ankésa nga qytetarët, që bënin thirrje për veprime kundër atyre që janë të përfshirë në tregtinë në internet të foshnjave.

Muaj më parë, pólicia ka thënë se anëtarët e një bánde që shisnin foshnja në provincën verilindore Gorgan, janë arréstuar. Katër gra dhe një burrë në këtë rast akùzohen se kanë identifikuar nënat e várfra dhe kanë paguar shpenzimet e tyre në spítal dhe se pas lindjes ua kanë marrë fëmjët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re