Një shkollë e mesme e Amsterdamit që ofronte arsim islam ishte objektivi i një përpjekjeje për zjarrvënie.

Soner Atasoy, drejtori i shkollës së mesme Cornelius Haga, i cili punon në Fondacionin për Edukimin Islam në Amsterdam, konfirmoi se disa njerëz u përpoqën t’i vinin zjarrin institucionit arsimor të dielën duke u gdhirë e hëna.

Sipas tij, kjo është vërejtur nga nxënësit që u kthyen në shkollë pas pushimeve.

Atasoy sqaroi se kjo nuk ishte një situatë normale për prindërit dhe fëmijët, por se ata nuk kishin frikë nga askush.

“Kur mbërritëm në shkollë në mëngjes, vumë re se dritaret e klasës ishin thyer me tulla dhe se në karrigen e profesorit kishte materiale të ndezshme. Në oborrin e shkollës, midis dritareve të prishura, gjetëm benzinë. Një person i paidentifikuar u përpoq t’i vinte flakën shkolls”, tha Atasoy.

Ai mendon se sulmi ka ndodhur sepse Ministria e Arsimit dhe bashkia e paragjykojnë atë.

Megjithë paralajmërimet, tha Atasoy, masat e nevojshme të sigurisë nuk u morën në shkollë.

Sipas tij, pas muajve të propagandës nga shteti dhe bashkia, një sulm i tillë ishte në pritje të të gjithëve.

Ndërkohë është hapur një hetim mbi incidentin.

Shkollat ​​islame të lidhura me Ministrinë e Arsimit kanë të njëjtën kurrikulë si shkollat ​​e tjera.

Fondacioni i Edukimit Islam në Amsterdam aplikoi për hapjen e një shkolle të mesme të kësillojshme në kryeqytetin e Hollandës në vitin 2011, por autoritetet nuk e aprovuan atë.

Miratimi për funksionimin e Shkollës së Mesme Cornelius Haga u dha në gusht 2017.

Shkolla filloi aktivitetin në vitin 2019.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re