Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Shqipëri, ka folur në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, gjatë Forumit Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes.
Gonzato tha se ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu dhe perceptimi i korrupsionit, mbeten më të larta se mesatarja e BE.
Ndaj sipas tij, të gjitha përpjekjet antikorrpsion duhet të përqendrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë.
Në Shqipëri, tha Gonzato, “presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia”.
Ambasadori përmendi dhe komisionin e posaçëm antikorrupsion, duke thënë është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit.
“Është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion”, shprehu ai.
“Një shoqëri civile, e pavarur, e fortë dhe që arrin të angazhohet në dialog konstruktiv me institucionet publike dhe bizneset është element kritik kundër korrupsionit. Prandaj përfaqësuesit e shoqërisë civile të mënyrë aktive të përfshihen dhe të konsultohen për formësimin e politikave antikorrupsion dhe monitorimin e tyre.
Në programet tona, ne mbështesim mobilizimin e shoqërisë civile për të dhënë kontributin e tyre efikas. Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu dhe perceptimi i korrupsionit, mbeten më të larta se mesatarja e BE, ndaj duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrpsion të përqendrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë.
Vendet e BP duhet të vijojnë luftën ndaj korrupsionit me veprime konkrete duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura, zbatimin e ligjit.
Në Shqipëri presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia.
Kohët e fundit, Kuvendi i Shqipërisë krijoi një komision të posaçëm anti-korrupsion. Jo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke patur parasysh rezultatet e arritura, duhet të vijohet më tej.
Masa të tjera, krijohen, por është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion.
Lufta ndaj korrupsionit do të përballet me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj, prandaj duhet vullnet i fortë politike, kjo pengon sundimin e ligjit. Unë kam besim se pjesëmarrësit do të merren me këtë çështje dhe do ta diskutojnë atë gjerësisht”, tha Silvio Gonzato.