Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një vizite në SHBA, takoi kongresmenin Hill, me të cilin ka biseduar për drejtësinë, vettingun në politikë dhe prioritetet e Partisë Demokratike.

Basha ka njohur edhe Këshillin me rezolutën e përgatitur prej tij.

Në këtë takim, zoti Basha e ka njohur kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon, dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së, ka theksuar zoti Basha, dhe në këtë kuadër ka parashtruar edhe iniciativën e tij për vetingun e politikanëve.

Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë, Bosnje, dhe së fundmi edhe në Mal të Zi, me konfigurimin e shumicës së re qeverisëse.

Basha ka vlerësuar vëmendjen e shtuar të SHBA-së dhe NATO-s në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ndërsa ka mbështetur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar mbi planin franko-gjerman të mbështetur dhe nga SHBA.

U diskutua edhe për impaktin që lufta në Ukrainë ka pasur në rajon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko