Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në Hokkaido të Japonisë, sipas raportimeve të mediave japoneze, raporton ABC. 

Incidenti ndodhi në aeroportin New Chitose në Hokkaido, rreth 110 milje në lindje të qytetit të Sapporo në pjesën veriore të vendit, rreth orës 17:30 me kohën lokale, sipas NHK në Japoni.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, ka pasur “kontakt” midis një avioni të Koresë dhe një avioni Cathay Pacific, por aktualisht është e paqartë se sa e rëndë ishte përplasja midis avionëve.

Avioni i Korean Air kishte 276 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit në bord kur, sipas departamentit të zjarrfikësve, u përplas me avionin Cathay Pacific i cili ishte i parkuar në portë në momentin e aksidentit dhe nuk kishte pasagjerë në bord.

Të dy avionët ishin në tokë në momentin e aksidentit dhe nuk raportohet për të lënduar.

Raportet e motit tregojnë se dukshmëria është aktualisht e dobët në pjesën veriore të Japonisë me borë të dendur.

Temperaturat në disa zona janë nën zero.

Shumë fluturime janë anuluar në aeroportin në Hokkaido dhe ndërprerja pritet të vazhdojë për disa kohë, thanë zyrtarët./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re