Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në autostradën Durrës-Tiranë.
Bëhet me dije nga informacionet paraprake se tre automjete janë përplasur rëndë me njëra-tjetrën. Për shkak të përplasjes së fortë një prej makinave është përmbysur në mes të autostradës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi i makinës së përmbysur dhe një pasagjere e cila ndodhej në një mjet tjetër, e cila sapo kishte dalë nga spitali.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
