Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë 6 makina, një Mercedes Benz ML, Ford Kuga, Audi Q7, Audi A6, një Toyota dhe një një makinë tjetër.

Në pamje shihet se shkak i aksidentit është bërë Toyota e bardhë e cila ka goditur nga pas Fordin e zi, të dyja me targa italiane. Kësisoj është krijuar një aksident ‘domino’, pasi Fordi ka goditur nga pas një Audi, e ky i fundit ka goditur po një tjetër Audi. Makina e fundit e aksidentuar që ka përfunduar anës rruës është Benzi ML e zezë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lunduar, vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident masiv me 6 makina.

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme pranë Shën Vlashit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident është përfshirë një mjet tip “Golf 4”, që dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe një karrotrec.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re