Skip to content

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas. Automjeti me drejtues shtetasin 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 29 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin 29-vjeç. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.