Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat.

Një automjet tip Benz me targa AA987YJ është përplasur me mjetin tip Seat me targa TR 8536 M. Si pasojë e përplasjes së mjeteve, dy pasagjerë që po udhëtonin me mjetin tip Benz kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë mësohet se dy drejtuesit e mjeteve Xhevair Atia dhe Gentjan Boçka , nuk kanë pësuar lëndime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko