Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më pare në aksin Fushë Krujë – Vorë, në afërsi të Hasanit.

Dy autovetura, një “Golf” me targa AA 296 FM dhe një “Citroen” me targa AA 367 ZE, janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe një prej pasagjerëve, fatmirësisht pa dëmtime serioze.

Të plagosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Dyshohet se shkak i aksidentit është ndërprerja në mënyrë të gabuar e rrugës nga ana e “Citroen”-it

Aksi në fjalë është një pikë mjaft problematike përsa i përket aksidenteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re