Skip to content

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Cërrik, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Elbasan.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, ku automjeti me drejtues  një 35 vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues një 24 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.