Përplasen dy makina në  aksin Fier-Vlorë!

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua 34-vjeçe e cila drejtonte njerin nga mjetet!

 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Panaja, një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin K. H., 66 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen B. L., 34 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re