Një 60 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Ngjarja ndodhi pasi një automjet tip Fiat është përplasur me një automjet tjetër tip Benz.

Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të parë me iniciale N.M. Nga ngjarja ka mbetur i plagosuri edhe drejtuesi i mjetit tjetër.

Njoftimi:

Më datë 01.11.2020, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re