Një person është plagosur mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të fruta-perimeve në Fushë Krujë, ku një makinë tip Audi është përplasur me një mjet tjetër ku si pasojë është plagosur një nga personat që ndodhej në Audi.

Fatmirësisht i plagosuri është dërguar në spital ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re