Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkoder pranë kryqezimit të Gjadrit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nje mjet tip Golf me targa shqiptare dhe Audi me targa angleze dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shoferët të cilët janë dërguar në Spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re