Skip to content

Përplasen dy makina në aksin Sarandë–Ksamil

fgfghfh 627x375 1

Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”.

Në ngjarje u përfshinë dy automjete: një Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin.

Përplasja midis tyre shkaktoi dëme materiale, ndërsa nuk u raportuan persona të lënduar.