Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se 3 vajza po udhëtonin me mjetin tip “BMW” ndërsa një djalë po udhëtonte me mjetin tip “Fiat”.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë dalja gabim nga kryqëzimi i cili kalon nga Fish City. Në spital është dërguar 20-vjeçari, drejtues i automjetit tip “Fiat”.

3 vajzat janë transportuar me mjete private drejt kirurgjisë së Elbasanit. Mësohet se kanë pësuar të çara në ballë dhe vetull ndërsa djali te krahu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re