Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, ku janë përplasur dy mjete.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre efektivë policie të cilët udhëtonin në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie). Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko