Një aksident është regjistruar disa minuta me pare ne unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë dy automjete.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bere lagështia ne rruge si pasojë e reshjeve të shumta shiut dhe humbja e kontrollit nga njeri prej automjeteve.

Si pasoje e aksidentit një grua është dërguar me dëmtime të lehta në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re