Një person është plagosur rëndë këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Patos.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Marinzë-Sheqishtë, të Patosit ku një grua ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndër të tjera mësohet se e aksidentuara drejtuese e një prej makinave të përfshira në aksident është nisur drejt spitalit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re