Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”.

Një makinë është pëplasur me një tjetër e cila ishte parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e pëplasjes janë plagosur dhe dy kalimtarë, babë e bijë të cilët janë nisur drejt urgjencës së spitalit kirurgjik.

Mjeti tip “Benz” ka përplasur makinën tip “Volkswagen” e për pasojë është plagosur dhe një pasagjere në mjetin e fundit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia ka shkuar për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re